“Do vras politikanët”, u kap me arsenal armësh, dënohet me 6 vjet burg Antonio Leka

Nga A2 CNN
2 Prill 2024, 14:05 | Kronikë

“Do vras politikanët”, u kap me arsenal armësh,

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 6 vite burg Antonio Lekën, të riun, i cili u kap në janar të vitit të kaluar, pasi mbante disa armë me vete dhe i veshur me jelek anti-plumb. Leka, 37 vjeç pati deklaruar se ishte nisur për të vrarë politikanët e Lezhës.

Mbi të renduan akuzat “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” si dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe për këto vepra penale ai u dënua me 9 vite burg, por përfitoi nga gjykimi i shkurtuar dhe bashkimi i dy dënimeve.

Ai iu nënshtrua edhe vlerësimit psikoligjor për shkak të rrethanave të lëvizjes dhe dëshmisë së tij. Ai u ndalua pranë fshatit Ishull-Shëngjin pasi policia ishte sinjalizuar nga të afërmit e tij duke shmangur një ngjarje të mundshme kriminale.

Atij ju gjetën dhe ju sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë me 5 karikatorë, 1 automatik me 5 karikatorë, 550 fishekë luftarakë për pistoletën dhe automatikun, 1 palë dylbi, 1 anti-plumb ushtarak, 1 thikë, 1 çantë ushtarake, 75 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe rroba kamuflazhi ndërsa nuk rezistoi gjatë ndalimit.

Pas ndalimi, Leka u tha oficerëve të policisë se ishte nisur në drejtim të Lezhës, për të vrarë politikanët”. Gjatë kontrollit dhe verifikimeve, 37-vjeçari rezultoi të kishte qenë person dhe me precedent të mëparshëm penal. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos