Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 93%
  • Mungesa e kohës 0%
  • Mungesë motivimi 7%
  • Lodhja fizike 0%

Tragjedia në Këlcyrë, mjeti më klandestinë "fluturon" nga rruga, 8 viktima

Nga Rigels Malile dhe Gazmend Janku
2 Prill 2024, 12:06 | Kronikë

Ka përfunduar në mënyrë tragjike tentativa e trafikimit të 7 klandestinëve nga vende të botës së tretë në aksin Këlcyrë-Përmet.

Dalja nga rruga e automjetit që transportonte 7 klandestinët, në tentativë për ti ikur policisë, ka shkaktuar vdekjen e të gjithë klandestinëve si dhe drejtuesit të mjetit një shtetas nga Shkodra.

Mjeti mendohet se ka qenë me shpejtësi tepër të lartë në momentin që ka dalë nga rruga, duke fluturuar për disa dhjetëra metra për të përfunduar i copëtuar pranë shtratit të lumit Vjosë. 8 personat që ndodheshin në mjet, kapaciteti maksimal i të cilit ishte për 5 persona, vdiqën në vendngjarje. Sipas njoftimit të policisë, automjeti me klandestinët ishte pikasur rreth orës 4 të mëngjesit.

Drejtuesi i mjetit, në momenti që ka parë patrullën e policisë, ka shtuar shpejtësinë e mjetit për t’i ikur uniformave blu, por kjo tentativë rezultoi fatale. Drejtori i policisë së qarkut të Gjirokastrës tregon mbi dinamikën e kësaj ngjarje tragjike.

Ndërsa për prokurorin, kjo ngjarje është pasojë e një aktiviteti kriminal dhe nuk është thjesht një aksident. Për momentin, grupi hetimor ka konstatuar se mjeti ishte marrë me qira në qytetin e Shkodrës dhe se drejtuesi i mjetit nuk ishte pronari. Ndërkohë, mbledhjen e provave në vendngjarje kanë ardhur ekspertë edhe nga Tirana, të cilët do të ndihmojnë grupin e hetimit për identifikimin dhe zbardhjen e plotë të dinamikës së kësaj ngjarje tragjike.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli