Sondazh: A ju shqetëson lënia në harresë e Bibliotekës Kombëtare?
  • Po 71%
  • Jo 24%
  • Nuk më intereson 6%

Freza e tokës dëmton të miturin në Vlorë, familjarët apel për ndihmë

Nga A2 CNN
24 Janar 2024, 11:50 | Kronikë

Freza e tokës dëmton të miturin në Vlorë,

Një i mitur 5 vjeç është plagosur rëndë në një fshat të Vlorës, pasi është goditur nga freza e tokës aksidentalisht.

E.Aliraj është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet në gjendje të rëndë, pasi ka humbur shumë gjak.

Teksa, raportohet për mungesë të gjakut te Trauma, familjarët e të miturit, së bashku me Shoqatën e Infermierëve kanë shpërndarë njoftimin dhe një numër kontakti për të ndihmuar 5-vjeçarin.

“Erik Aliraj 5 vjeç është shtypur nga freza që punon tokën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Vlorë. I mituri është nisur me urgjencë për në Tiranë në gjendje të rëndë për jetën. Ai ka humbur sasi të mëdha gjaku. Familjarët e tij kanë bërë thirrje për ndihmë për të shpëtuar jetën e vogëlushit të tyre pasi te Trauma ka mungesë gjaku. Kushdo që dëshiron t’i shpëtojë jetën të miturit mund të dhurojë në spital, grupi nuk ka rëndësi. NUMRI I FAMILJARËVE: +355 69 858 1658”, shkruhet në njoftim.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu