E përplasi me makinë një i ri në vizat e bardha, humb jetën 36-vjeçarja në Tiranë

Nga A2 CNN
23 Janar 2024, 22:06 | Kronikë

E përplasi me makinë një i ri në vizat e bardha, humb

Një 36-vjeçare, që u përplas teksa ecte në vijat e bardha në kryeqytet ka ndërruar jetë. Aksidenti ka ndodhur më 14 janar, në lagjen "Ali Demi", në afërsi të shkollës "Kushtrimi i Lirisë", por gruaja e ka humbur jetën mbrëmjen e sotme. 

36-vjeçarja u përplas nga një 22-vjeçar, i cili u arrestua një ditë më pas. 

Policia njofton se gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjetit tip "Skoda", që drejtonte i riu nuk janë konstatuar mangësi, si dhe pas kryerjes së testit të alkoolit ka rezultuar se drejtuesi i automjetit, nuk kishte konsumuar alkool.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu