Zbulohet baza e prostitucionit në Fier, pranga tutores

Nga A2 CNN
23 Janar 2024, 10:46 | Kronikë

Zbulohet baza e prostitucionit në Fier, pranga tutores

Policia e Fierit ka zbuluar një bazë prostitucioni dhe ka vënë në pranga një 37-vjeçare.

Në kuadër të operacionit “Gjurmimi”, u bë i mundur arrestimi i shtetaset F.A., e cila pas hetimeve rezultoi se shfrytëzonte për prostitucion një 24-vjeçare.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 4 shtetas, të dyshuar të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni