E rëndë në Tiranë, bie nga kati i dytë i banesës, 50-vjeçarja humb jetën në spital

Nga A2 CNN
23 Janar 2024, 15:29 | Kronikë

E rëndë në Tiranë, bie nga kati i dytë i banesës,

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në rrugën "Allaman Dervishi", në kryeqytet. Një 50-vjeçare ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës dhe si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 23.01.2024, në rrugën "Allaman Dervishi", dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i dytë i banesës, shtetasja K. M., 50 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën në spital. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024