Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 45%
  • Tre herë në javë 18%
  • Vetëm në fundjavë 9%
  • Asnjëherë 27%

“Gërdeci”, dëshmon një ish-ushtarak dhe ish-zyrtari i Ministrisë së Mbrojtjes

Nga Armand Bajrami
30 Nëntor 2023, 12:32 | Kronikë

“Gërdeci”, dëshmon një ish-ushtarak dhe ish-zyrtari i

Në procesin e rihapur të Gërdecit ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediut, ka dëshmuar këtë të enjte Bardhyl Hoxha, drejtor logjistike në Ministri të Mbrojtjes.

Ish-zyrtari Hoxha është personi që ka hartuar dhe ka thënë rajoni i propozuar në Bërzhitë për demontim ishte i papërshtatshëm.

Po ashtu, ka dëshmuar edhe Sadik Sula, ish-ushtarak që ka punuar në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec. Sipas tij, shkaku i shpërthimit ishte shkëndija në karrocën e salduar.

Ndërkohë, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, u paraqit në Gjykatën e Posaçme ku dha shpjegime në procesin që po zhvillohet ndaj tij. Prej disa seancash, akuza ka vijuar me pyetjen e familjareve të viktimave si dëshmitarë. Një pjesë e tyre u paraqit edhe gjatë ditës së sotme. Me rihapjen e çështjes, Mediu akuzohet për shpërdorim detyre në punishten ku demontoheshin armët, teksa ai mbante detyrën e ministrit të Mbrojtjes.

Mediu dhe avokatët e tij, që në krye të herës, i kanë hedhur poshtë akuzat, duke deklaruar se posti i tij nuk ishte i lidhur direkt me çështje që mbikëqyrën dhe referohen nga Forcat e Armatosura, dhe se përgjegjësinë e tij politike e ka marrë duke u dorëhequr si ministër.

 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli