Shpërthimi në Gërdec, Fatmir Mediu në Gjykatën e Posaçme

Nga Armand Bajrami
30 Nëntor 2023, 11:14 | Kronikë

Shpërthimi në Gërdec, Fatmir Mediu në Gjykatën e

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, u paraqit sot ne Gjykatën e Posaçme ku po jep shpjegime në procesin që po zhvillohet ndaj tij, ndërkohë që vijon pyetja e dëshmitarëve mbi çështjen e shpërthimit në Gërdec më 15 marsin e 2008-s.

Prej disa seancash, akuza ka vijuar me pyetjen e familjareve të viktimave si dëshmitarë. Një pjesë e tyre u paraqit edhe gjatë ditës së sotme. Me rihapjen e çështjes, Mediu akuzohet për shpërdorim detyre në punishten ku demontoheshin armët, teksa ai mbante detyrën e ministrit të Mbrojtjes.

Mediu dhe avokatët e tij, që në krye të herës, i kanë hedhur poshtë akuzat, duke deklaruar se posti i tij nuk ishte i lidhur direkt me çështje që mbikëqyrën dhe referohen nga Forcat e Armatosura, dhe se përgjegjësinë e tij politike e ka marrë duke u dorëhequr si ministër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos