Aksidenti i rëndë në Berat, makina shpërthen në flakë

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2023, 08:29 | Kronikë

Aksidenti i rëndë në Berat, makina shpërthen në

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes në aksin nacional Berat-Dimal.

Sipas të dhënave paraprake, mjeti tip Benz doli nga rruga pranë fshatit Moravë dhe më pas shpërtheu në flakë, duke vënë në rrezik serioz jetën e personave që udhëtonin brenda tij.

Në momentin e aksidentit në mjet ndodheshin 4 persona të cilët shpëtuan mrekullisht, kjo dhe falë ndihmës së banorëve të zonës.

Forcat e policisë dhe zjarrfikësit vunë në kontroll flakët dhe po hetojnë për shkaqet e këtij aksidenti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos