Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 11%
  • Kujdesi familjar 84%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

Apeli e la në burg, ish-kryebashkiaku i Bulqizës i drejtohet Gjykatës së Lartë

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2023, 11:50 | Kronikë

Në duart e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë ka mbërritur kërkesa e radhës e një ish-kryebashkiaku, që kërkon të lirohet nga qelitë e paraburgimit.

Rekursi i regjistruar së fundmi mban emrin e Lefter Allës, ish-kryebashkiakut të Bulqizës, Alla. Ai qëndron në masën e sigurisë “arrest në burg” prej 16 marsit, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, SPAK, që e akuzon “shpërdorim të detyrës” dhe për “shkelje të barazisë në tendera”.

Në Gjykatën e Lartë ish-kryebashkiaku Alla kundërshton vendimet e dy gjykatave më të ulëta që refuzuan kërkesën e tij për zëvendësim e kësaj mase sigurie në një masë më të butë.

Aktualisht dosja ndaj Allës dhe 12 personave të tjerë të bashkëpandehur me të, ish-zyrtarë të bashkisë dhe biznesmenë, ka kaluar në gjykim në Gjykatën e Posaçme. Në seancën e radhës të këtij procesi, që po zhvillohet me procedurën e gjykimit të shkurtuar, pritet të dëgjohen konkluzionet e Prokurorisë.

Në këtë përballje gjyqësore, SPAK pretendon se Lefter Alla, në bashkëpunim me të pandehurit e tjerë ka shkelur procedurat gjatë dhënies së një tenderi me vlerë 322 milionë lekë të rinj për ndërtimin e një ujësjellësi në lagjen e vjetër të këtij qyteti. Hetimi ka zbuluar se zyrtarët e bashkisë kanë krijuar avantazhe për një prej kompanive në garën për tenderin dhe se punimet në terren janë kryer nga një tjetër kompani dhe jo ajo që fitoi tenderin. 

 

 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi