Kamerat e sigurisë kanë mundur të kapin imazhin e makinës me të cilën u larguan autorët e grabitjes së armatosur së argjendarisë, mbrëmjen e kaluar, në zonën e Kamzës.
Tre persona të armatosur me kallashnikov hynë në ambientet e argjendarisë dhe nën kërcënimin e armës arritën të merrnin prej aty një sasi bizhuterish dhe parash.
Sipas asaj që shihet në kamera, autorët u larguan me shpejtësi me një BMW të bardhë, ndërkohë që policia vijon punën për kapjen e tyre.
Ende nuk dihet sasia e parave dhe bizhuterive të vjedhura, teksa po hetohen të gjitha kamerat në zonë për identifikimin e ndonjërit prej autorëve. (A2 Televizion)