Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 11%
  • Kujdesi familjar 84%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

Grabitje me armë zjarri në një argjendari në Kamëz

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2023, 18:14 | Kronikë

Grabitje me armë zjarri në një argjendari në Kamëz

Një grabitje me armë ka ndodhur pasditen e së martës në Kamëz. Bëhet e ditur se, rreth orës 17:15, në rrugën “Nënë Tereza”, tre persona të maskuar kanë marrë disa bizhuteri në një argjendari.

Pasi kryen grabitjen nën kërcënimin e një arme të dyshuar zjarri automatik, personat e maskuar janë larguar e një automjet tip "BMW".

Ndërkohë, shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli  në qarqet Tiranë, Durrës, Lezhë, Kukës dhe Shkodër.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi