Tri banesa pranë njëra-tjetrës janë djegur, mëngjesin e së mërkurës, në fshatin Pendavinj të Maliqit.
Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe shkaktuan dëme të mëdha në shtëpitë e shtetasve I. Q., Dh. Q., dhe P. V.
Fatmirësisht, nuk pati asnjë person të lënduar, teksa zjarrfikësi shkuan menjëherë në vendngjarje për të vënë flakët në kontroll.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. (A2 Televizion)