Gjendet një trup i pajetë në mes të rrugës në Shijak

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2024, 17:54 | Kronikë

Gjendet një trup i pajetë në mes të rrugës në

Një 54 vjeçar është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Shijakut.

Ngjarja është regjistruar në lagjen "Shilore", kur trupi i pajetë i shtetasit F. Ç. është gjetur nga kalimtarët e rastit, të cilët më pas kanë njoftuar policinë.

Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos