Gjendet pajetë te shkallët e pallatit 47-vjeçari në Korçë

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2024, 16:52 | Kronikë

Gjendet pajetë te shkallët e pallatit 47-vjeçari në

Një 47-vjeçar është gjetur i pajetë në lagjen 18 të Korçës. Sipas Policisë ai u gjet në shkallët e pallatit ku banonte dhe nuk konstatohen shenja dhune. Dyshohet se mund të ketë humbur jetën, për shkaqe natyrale.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 05.02.2024, rreth orës 16:25, në lagjen nr. 18, Korçë, në shkallët e pallatit ku banonte, është gjetur i pajetë dhe pa shenja dhune, shtetasi J. M., rreth 47 vjeç. Nga të dhënat e para dyshohet se ky shtetas mund të ketë humbur jetën, për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes dhe sqarimin e rrethanave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos