Policia e Shtetit njofton se ka vënë në pranga një 38-vjeçar në Shkodër pas kallëzimit të bërë nga një 19-vjeçare, e cila pretendon se ai e ka ngacmuar seksualisht dhe se ka tentuar ta marrë me forcë në makinë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 38 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kallëzuar një shtetase 19 vjeçe, se 38-vjeçari e ka ngacmuar seksualisht dhe ka tentuar ta marrë me forcë, në automjetin e tij”, njofton policia.
Gjithashtu në pranga ka rënë dhe një 33-vjeçar në Shkodër, i cili u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin D. Ç., 33 vjeç, banues në Shkodër, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur”, thuhet në njoftimin e policisë. (A2 Televizion)