Sondazh: Sipas jush, brezi më i lumtur është:
  • X (1960-1980) 33%
  • Millenials (1981-1996) 56%
  • Z (1997-2011) 11%
  • Alpha (2012-2025) 0%

Aksident i rëndë në aksin Korçë-Bilisht, një i vdekur

Nga Artin Halili
4 Shkurt 2024, 17:52 | Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Korçë-Bilisht, një i

Një aksident i rëndë me pasojë një të vdekur dhe 5 të plagosur ka ndodhur pasditen e të dielës në afërsi të fshatit Belorta, 10 km larg nga qyteti i Korçës.

Dy automjeteve janë përplasur kokë më kokë, të cilët po lëvizin në kahe të kundërta. Sipas policisë rrugore njeri nga mjetet ka kryer një manovër të gabuar duke sjellë dhe përplasjen kokë me kokë, duke lënë të plagosur 6 persona, njeri prej të cilëve ka gjetur vdekjen pas pak minutash.

Duhet thënë se segmenti rrugor nga Dishnica deri në Plasë mbetet burim aksidentesh madje dhe me viktima, e gjithë kjo vjen për shkak të mungesës së sinjalistikës rrugore dhe ndriçimit në kryqëzimet e këtij segmenti që e për policinë janë "njolla të zeza".

Viktima është Elvis Mizaku, 36 vjeçar nga fshati Rov i bashkisë së Maliqit, ndërkohë që dyshohet se në këtë aksident të lënduar ka dhe fëmijë.

"Më datë 04.02.2024, rreth orës 17:20, në aksin rrugor "Bilisht-Korçë" në afërsi të fshatit Belorta, Korçë, automjeti tip "Hyundai" me drejtues shtetasin K. H., 23 vjeç, është përplasur me automjetin tip "Volkswagen" me drejtues shtetasin E. M., rreth 36 vjeç, banues në fshatin Terovë.

Për pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i automjetit tip "Volkswagen", 36-vjeçari E. M., dhe janë dëmtuar 4 pasagjerë të automjetit tjetër tip "Hyundai", shtetaset B. P., D. P., Dh. P. dhe shtetasi A. P., të cilët ndodhen në spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Me drejtuesin e automjetit tip "Hyundai" shtetasin K. H., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit".

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani