41-vjeçarja nga Tirana ndahet nga i dashuri italian dhe i vë flakën makinës që ia kishte blerë, e ndihmoi i vëllai

Nga Elitjona Doko
4 Shkurt 2024, 12:09 | Kronikë

41-vjeçarja nga Tirana ndahet nga i dashuri italian dhe i vë

Një 41-vjeçare është arrestuar nga policia e qytetit bregdetar pasi i vuri flakën automjetit të 42-vjeçarit K.S. Në pranga ka rënë Dorina Stafa, banuese në Tiranë ndërsa është shpallur në kërkim vëllai i saj M.S, 35 vjeç, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në krim. Gjithashtu nisi hetimi në gjendje të lire për shtetasin italian F. C., 58 vjeç, për moskallëzim krimi. 

Në pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë pranë zonës së stadiumit, shfaqet vëllai i 41-vjeçares, teksa i vë flakën automjetit të 42-vjeçarit me të cilin motra e tij kishte qenë më parë e lidhur.

Sipas burimeve për A2 shkak për ngjarjen është bërë ndarja e autores nga 42-vjeçari. Sefa ka deklaruar se i kishte blerë këtij të fundit makinë dhe banesë, por pasi ishin ndarë kishte vendosur t’u vinte flakën pronave, që 41-vjeçarja i konsideronte të sajat.

“Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar "Fiery revenge". I vuri zjarrin automjetit të një 42-vjeçari, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçarja. Shpallet në kërkim vëllai i 41-vjeçares, pasi bashkëpunoi me të, për diegien e automjetit. Pas djegies së automjetit, 41-vjeçarja ka tentuar të djegë edhe banesën e 42-vjeçarit, por s’ka mundur ta realizojë dot. Procedohet penalisht dhe një shtetas italian, për moskallëzim krimi. Sekuestrohet 1 celular dhe automjeti i përdorur në ngjarje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas marrjes së kallëzimit nga shtetasi K. S., 42 vjeç, për djegien e automjetit të tij, kanë organizuar punën me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të djegies së mjetit.

Nga veprimet e shpejta hetimore të kryera nga Policia, rezultoi se djegia e automjetit ishte e qëllimshme. Në këtë kuadër, u organizua operacioni policor i koduar "Fiery revenge", për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj zjarrvënieje.

Falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore u siguruan prova për autorësinë dhe mekanizmin e ngjarjes. Në kuadër të operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasja D. S., 41 vjeçe, banuese në Tiranë, u shpall në kërkim vëllai i saj. shtetasi M. S., 35 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin italian F. C., 58 vjeç, për moskallëzim krimi.   

Nga veprimet hetimore  dyshohet se për shkak të një konflikti të mëparshëm, 41-vjeçarja, në bashkëpunim me vëllanë e saj, i kanë vënë zjarrin automjetit të 42-vjeçarit, ndërsa shtetasi italian ka patur djeni për ngjarjen, por nuk ka kallëzuar krimin. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia e Durrësit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë