Aksident në aksin rrugor Fier-Patos, dy automjete përfundojnë në kanal

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2024, 19:21 | Kronikë

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në aksin rrugor Fier-Patos. Mësohet se dy automjete janë përplasur në vendin e quajtur “Kthesa e Portezës” dhe për pasojë kanë përfunduar në një kanal në anë të rrugës.

Nuk dihet ende nëse të ka të lënduar.

Fier/Informacion paraprak

"Rreth orës 19:00, në aksin rrugor "Patos-Fier", në fshatin Portëz, automjeti tip "Audi", me drejtues shtetasi Xh. G., është përplasur me mjetin tip "Opel", me drejtues shtetasi H. Rr., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit."

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos