Përplasen tre automjete në aksin Fier-Seman, 4 të lënduar

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2024, 17:28 | Kronikë

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në aksin Fier-Seman, në vendin e quajtur Ferm Çlirim. Mësohet se në aksident janë përfshirë tre mjete dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar katër persona.

Të lënduarit janë dërguar me dy autoambulanca në Spitalin Rajonal të Fierit. Ndërkohë, në vendngjarja kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe policia për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos