Sondazh: Sa e rrezikon Shqipërinë përshkallëzimi i konfliktit Iran - Izrael?
  • Shumë 22%
  • Pak 78%
  • Aspak 0%

Shëtisnin me armë zjarri dhe municion, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen mijëra dollarë dhe lekë

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2024, 10:26 | Kronikë

Shëtisnin me armë zjarri dhe municion, arrestohen dy persona në

Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga dy persona të cilët u kapën në flagrancë, me armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Gjatë kontrollit në banesë shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, 82 000 dollarë amerikanë, 590 000 lekë të rinj, pranga si ato të Policisë, katër mjete prerëse, një peshore elektronike, dhe dy aparate celulare.

Njoftim i Policisë

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar "Sundimi i ligjit", u finalizua operacioni policor i koduar "Shëtitësit". 

Operacioni u zhvillua nga Seksioni i Forcës së Posaçme Operacionale, në DVP Tiranë.

U kapën në flagrancë, me armë zjarri pistoletë e municion luftarak, vihen në pranga dy shtetas.

Sekuestrohen, në cilësinë e provës materiale, dy armë zjarri pistoleta me krëhëra dhe municion luftarak, 82 000 dollarë amerikan, 590 000 lekë të rinj, pranga si ato të Policisë, katër mjete prerëse, një peshore elektronike, dhe dy aparate celulare.

Shërbimet e Seksionit të Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në afërsi të Pallatit të Kulturës, ndodheshin dy shtetas të armatosur, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Shëtitësit", për kapjen e tyre.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit A. K., 19 vjeç, banues në Shkodër, dhe R. P., 20 vjeç, banues në Kamëz.

Gjatë kontrollit të shtetasit A. K., shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit R. P., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, 82 000 dollarë amerikan, 590 000 lekë të rinj, pranga si ato të Policisë, katër mjete prerëse, një peshore elektronike, dhe dy aparate celulare.

Punohet për Identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i tyre dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.  

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli