Rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, është grabitur një pikë e këmbimit valutor në Kamëz. Mësohet se grabitësit kanë marrë rreth 30 mijë lekë.
Nga të dhënat paraprake mësohet se autorët kanë qenë tre persona të maskuar. Grabitësit kanë çarë dhe shembur një pjesë të murit të brendshëm të ndërtesës për të hyrë brenda Exchange-t. Ata kanë përdorur një automjet tip BMW për t’u larguar.
Në përditësim... (A2 Televizion)