Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 50%
  • Mungesa e kohës 33%
  • Mungesë motivimi 0%
  • Lodhja fizike 17%

Shtyhet seanca për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2024, 10:29 | Kronikë

Shtyhet seanca për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako

Gjykata e Posaçme shtyn për më 27 shkurt seancën paraprake ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako dhe të bashkëpandehurve.

Dako akuzohet për “Shpërdorim detyre” në procedurën e dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatesh dhe shpërdorim të fondeve publike në procedurën e prokurimit për ndërtimin e një shëtitoreje në bregdet.

Vangjush Dako ka drejtuar Bashkinë e Durrësit për periudhën 2007–2019 për tri mandate rresht. Dako u largua nga politika aktive në vitin 2019, pasi u shpall non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit me motivacionin se është i përfshirë në korrupsion madhor.

A2 CNN Livestream

Dita jonë