"Buka sha", shtyhet seanca gjyqësore ndaj Arben Ahmetajt

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2024, 09:48 | Kronikë

"Buka sha", shtyhet seanca gjyqësore ndaj Arben Ahmetajt

Gjykata e Posaçme shtyn për më 16 shkurt seancën paraprake ndaj Arben Ahmetajt për çështjen "Buka sha".

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme ka ngritur dyshimet se Ahmetaj privatizoi në shkelje të ligjit një fabrikë buke te “5 Maji”, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 7 miliardë lekësh.

Pas ngritjes së akuzave ndaj tij, ish-ministri i Financave nga arratia deklaroi se “Buka” sh.a., është “ndër të paktat herë në një procedurë privatizimi ku aksionet e shtetit janë ruajtur, por edhe janë rritur me disa herë në vlerë.”

Pra, sipas ish-zv/kryeministrit, nuk bëhet fjalë për 7 miliardë lekë dëme ndaj shtetit.

Teksa iu drejtohej ndjekësve të tij në Facebook, ish-ministri renditi, siç shprehej ai, disa fakte që mund t’i ndihmonin qytetarët që ta kuptonin se çfarë ka ndodhur.

Së dyti, Ahmetaj, sqaron se pas privatizimit, përqindja e aksioneve të ish-pronarëve u rrit në 4.73% të kapitalit të shoqërisë, nga 3.12% që ishte më parë, për sipërfaqen e tokës prej 8,320 metër katrorë, (nga të cilët 6,370 metër katrorë të familjes Myderizi), përmes korrektimit të sipërfaqes dhe vlerës së truallit.

"Vlera e aksioneve të shoqërisë u rrit duke reflektuar vlerën e tregut nga 844.2 lekë/aksion në 2,599.4 lekë/aksion, ose një rritje prej 300%."

Ahmetaj gjithashtu po hetohet për 3 vepra penale lidhur me dosjen e inceneratorëve dhe për të cilat ka një masë sigurie arrest në burg. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos