Sondazh: Sipas jush, brezi më i lumtur është:
  • X (1960-1980) 33%
  • Millenials (1981-1996) 56%
  • Z (1997-2011) 11%
  • Alpha (2012-2025) 0%

Tentoi t’i jepte 50 euro policit për të kaluar kufirin në kundërshtim me ligjin, procedohet 40-vjeçari

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2024, 13:43 | Kronikë

Tentoi t’i jepte 50 euro policit për të kaluar kufirin në

Një 40-vjeçar ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë Kufitare, në Portin e Vlorës, duke i ofruar 50 euro, që të dilte nga territori i Republikës së Shqipërisë, në kundërshtim me ligjin me dokumentacion të parregullt.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. P., 40 vjeç, banues në Lushnjë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike".   

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani