Sondazh: Sipas jush, brezi më i lumtur është:
  • X (1960-1980) 33%
  • Millenials (1981-1996) 56%
  • Z (1997-2011) 11%
  • Alpha (2012-2025) 0%

Hodhi armën nga makina dhe refuzoi kontrollin policor në kufi, ndalohet 72-vjeçari me 17 640 euro të fshehura dhe të ndara

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2024, 10:42 | Kronikë

Hodhi armën nga makina dhe refuzoi kontrollin policor në kufi,

Një 72-vjeçar me precedentë të mëparshëm penalë, është larguar me shpejtësi duke refuzuar kontrollin policor në territorin e Malit të Zi. Ai u bllokua menjëherë nga Policia Kufitare shqiptare, në Hanin e Hotit. 72-vjeçari hodhi nga automjeti, 1 armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjatë kontrollit të përbashkët me homologët e Malit të Zi, në automjetin e 72-vjeçarit, u gjetën të fshehura edhe një shumë prej  17 640 eurosh, e ndarë në disa pjesë. 

Njoftimi i Policisë

Finalizohet operacioni i përbashkët policor i koduar “COOPERATION”.  

Në PKK Hani i Hotit, në territorin e Malit të Zi, në dalje për në Shqipëri, shtetasi F. S., i cili drejtonte një automjet tip “Benz”, nuk ka ndaluar për të kryer proceduat për hyrjen në Shqipëri dhe është larguar me shpejtësi duke u futur në territorin shqiptar, në PKK Hani i Hotit.

Punonjësit e Policisë Kufitare të Malit të Zi kanë sinjalizuar menjëherë punonjësit e Policisë Kufitare të Shqipërisë, të cilët kanë bllokuar menjëherë daljen nga pika e kalimit.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi F. S., ka dalë nga automjeti dhe ka tentuar të fshehë armën e zjarrit pistoletë mbrapa një ndërtese në pikën e kalimit, por është gjetur dhe sekuestruar nga shërbimet e Policisë Kufitare shqiptare.

Gjatë kontrollit të përbashkët me homologët e Malit të Zi, shërbimet e Policisë Kufitare i gjetën këtij shtetasi, të fshehura në automjet, edhe një shumë prej 17 640 eurosh, të ndarë në disa pjesë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi i shtetasit F. S., 72 vjeç, banues në Shkodër, me precedentë të mëparshëm penal për armëmbajtje pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”. 

 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani