Zjarr në një apartament në Elbasan

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2024, 18:26 | Kronikë

Një apartament është përfshirë nga flakët në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme dhe momentalisht nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.

Paraprakisht raportohet se në apartament nuk ka asnjë person, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Elbasan/Informacion paraprak

Në lagjen "11 Nëntori", dyshohet se për shkak të një shkëndije në pajisjen elektrike të ngrohjes, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit K. K., 55 vjeç, i cili gjatë kohës që ka ndërhyrë për të fikur zjarrin, është lënduar lehtë dhe pasi mori mjekim në spital, u largua për në banesë.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos