Sondazh: Sipas jush, brezi më i lumtur është:
  • X (1960-1980) 33%
  • Millenials (1981-1996) 56%
  • Z (1997-2011) 11%
  • Alpha (2012-2025) 0%

Kërkohej nga Italia si pjesëtar i një grupi kriminal, arrestohet në Mirditë

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2024, 12:43 | Kronikë

Kërkohej nga Italia si pjesëtar i një grupi kriminal, arrestohet

Një 22-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Mirditë, pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane, pasi akuzohet si pjesëtar i një grupi kriminal.  

“Në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën policore se këta shtetas fshihen duke u strehuar në territorin e qarkut Lezhë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë si dhe në bashkëpunim e koordinim të punës me njësinë speciale për kapjen e shtetasve në kërkim “FAST Albania”, në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Hidden"

Si rezultat, në një banesë në Rrëshen, kanë kapur dhe arrestuar në mënyrë provizore me qëllim ekstradimi, shtetasin G. J. 22 vjeç, banues në Mirditë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi, Gjykata e hetimeve paraprake në Milano, Itali, me vendim penal të datës 03.11.2023, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë "arrest me burg", i akuzuar për veprat penale “Organizatë kriminale" dhe "Trafikim i lëndëve narkotike' kryer në bashkëpunim", parashikuar nga nenet e Kodit Penal Italian.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë”, njofton policia.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani