Sondazh: Sa e rrezikon Shqipërinë përshkallëzimi i konfliktit Iran - Izrael?
  • Shumë 22%
  • Pak 78%
  • Aspak 0%

Rrëmbimi e vrasja e Gazmend Çollakut, Gjykata e Lartë konfirmon dënimin përjetë për Denis Shtrazën

Nga Armand Bajrami
4 Shkurt 2024, 16:42 | Kronikë

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Denis Shtrazën, i fajësuar për rrëmbimin me pasojë vdekjen e Gazmend Çollakut 8 vite më pare, në Durrës.

Një Kolegj Penal vendosi të mos pranojë kundërshtimin e bërë prej tij ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda të qershorit 2018, që po ashtu konfirmoi dënimin e përjetshëm.

Verdikti ndaj Shtrazës u mor nga gjyqtarët e lartë Ilir Panda, Sokol Binaj e Sandër Simoni, më shumë se 4 vjet nga momenti që ai kërkoi të rrëzonte dënimin e rëndë, duke pretenduar pafajësi në këtë gjykatë.

Shtraza është fajësuar nga Krimet e Rënda si një nga personat e përfshirë në rrëmbimin, lidhjen, mbajtjen peng, torturimin e më pas vrasjen e Gazmend Çollakut. Ky i fundit u rrëmbye mbrëmjen e 6 janarit 2016 në parkingun e një lokali pranë Portit të Durrësit dhe u gjet të nesërmen e asaj dite i pajetë në anë të një rruge në Fushë-Krujë. Për të njëjtën ngjarje prokuroria ngriti dyshime edhe ndaj Ervin Dalipajt, ish-oficeri i policisë që u ekzekutua në një atentat mafioz në prill 2017, pranë Sukthit, ndërkohë që ishte në kërkim nga drejtësia.  

Një nga provat e forta kundër tij në gjykim ishin disa njolla gjaku të Gazmend Çollakut në një automjet “Mercedes Benz ML”, në të cilin kanë udhëtuar Ervin Dalipaj dhe Denis Shtraza 3-4 orë pas ngjarjes. Sipas gjykatës, Gazmend Çollaku është rrëmbyer nga një automjet tjetër me portobagazh dhe se mjeti “Benz” është përdorur pas këtij momenti. Në të tre shkallët e gjykimit, i pandehuri Denis Shtraza ka pretenduar pafajësi, duke e mohuar me forcë akuzën. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli