Ky është momenti kur policia ndërhyri për të arrestuar 3 shqiptarë nga Kosova të cilët fusnin tritol në Republikën e Shqipërisë. Aksioni u zhvillua gjatë fundjavës në afërsi të Urës së Gjolës ndërsa të arrestuarit Rigon Maliqi, 20 vjeç, Lion Pira 25 vjeç dhe 27-vjeçari Shkëlqim Halabaku të tre banues në Gjilan të Kosovës po lëviznin me makinë.
Ata kishin fshehur kallëpet e tritolit në brendësi të paketimeve me lëngje frutash, ndërsa në total u sekuestruan 203 të tilla me një peshë prej 46 kilogramësh.
“Kjo sasi ishte e destinuar për t’u përdorur nga grupe kriminale te ndryshme në territorin e Republikës së Shqipërisë”, tha Vocaj.
Policia zbardhi dhe shpërthimin në zyrën noteriale në rrugën “Perlat Rexhepi” pak ditë më parë në Tiranë. Në pranga ranë tre persona të tjerë.
“Personat e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin kane vendosur një sasi lënde plasëse”.
Policia shpalli në kërkim dhe 4 persona për të dy operacionet e realizuara, ndërsa sa i përket vendosjes së tritolit në zyrën noteriale të arrestuarit janë porositur kundrejt pagesës, por që pritet dhe zbardhja e identitetit te tij. (A2 Televizion)