GJKKO vendos sot mbi fatin e Berishës, SPAK kërkon “izolimin” e ish-kryeministrit

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2023, 08:20 | Kronikë

GJKKO vendos sot mbi fatin e Berishës, SPAK kërkon

Gjykata e Posaçme nuk arriti dot të dilte dje me një vendim në lidhje me kërkesën e SPAK për zëvendësimin e masës së sigurisë për-ish kryeministrin Sali Berisha nga “Detyrimi për t’u paraqitur” në atë të “Arrestit në shtëpi”.

Shkak u bë kërkesa e avokatëve të ish-kryeministrit, që kërkuan kohë të njihen me kërkesën dhe pretendimet e SPAK se Berisha nuk zbatoi masën e parë të caktuar ndaj tij.

Në nisje të seancës, avokatët kërkuan edhe njëherë përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, duke argumentuar se këtë herë kanë siguruar prova që ajo është shkarkuar në vitin 1996, kur në krye të KLD së kohës ishte Sali Berisha.

Për këtë, avokatët e konsiderojnë Gjokën në kushtet e konfliktit të interesit. Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme i kërkoi gjykatës që të vendosë ndaj ishkryeministrit Sali Berisha masën e sigurisë “Arrest shtëpie” nën mbikëqyrje policore.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) në masën “arrest në shtëpi” ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ka kërkuar që ky i fundit të mos ketë asnjë komunikim me persona të tjerë përveç atyre që jetojnë me të. Gjithashtu, është kërkuar ruajtje me policë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos