Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 0%
  • Mungesa e kohës 0%
  • Mungesë motivimi 0%
  • Lodhja fizike 0%

I dënuar me mbi 2 vite burg për mashtrim, arrestohet banori i "Big Brother Albania Vip 3"

Nga A2 CNN
3 Mars 2024, 12:49 | Kronikë

Kanë rezultuar të shkurtra ditët në "Big Brother Albania Vip 3" për Liam Osmanin. 44-vjeçari u fut të shtunën mbrëma në shtëpinë e BBV3, por mesa duket ditën e sotme është vënë në pranga. 

Osmani ka qenë i dënuar me 2 vite dhe 6 muaj burg për veprën penale të "mashtrimit". Dhe, ditën e sotme, është ekzekutuar urdhri i lëshuar nga Prokuroria e TIranës më 09 maj të vitit 2022 për arrestimin e tij. Liam ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2019. 

 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi