Një tjetër rast i rëndë abuzimi me të mitur është denoncuar dje në fshatin Sheqeras të Maliqit. Sipas denoncimit të bërë në polici, një 44 vjeçar, Edison Sheme, prej 4 vitesh abuzonte me një 12 vjeçare.
Burime pranë grupit të hetimit të ngjarjes së rëndë të ndodhur në bëjnë me dije se ka dalë përgjigja nga mjekësia ligjore lidhur me këtë ngjarje, shkruan A2 CNN.
Sipas të njëjtit burim mësohet se ndaj 16 vjeçares, banuese e fshatit Sheqeras, është kryer abuzim seksual.
Aktin mjekoligjor tashmë e ka në dorë grupi i hetimit. Policia është në kërkim të Edison Sheme, I dyshuar se prej 4 vitesh ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën në fjalë.
E mitura fillimisht iu ka treguar prindërve të saj mbi abuzimin seksual dhe më pas, bashkë me ta ka shkuar në polici për të bërë kallëzimin.
Rezulton se autori i dyshuar ishte mik i babait të saj dhe kishin hyrje dalje familjare. Sipas kallzimit të bërë prej saj, autori prej 4 vitesh abuzonte dhe i bënte presion të miturës për të mos treguar asgjë.
Krimi ka ndodhur në një magazinë në pronësi të autorit, ku dyshohet të ketë dhe kamera sigurie prej ku do merren filmime nga server.
Ndërkohë më herët ditën e sotme, lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar edhe nëna e Edisonit, Mirjeta Sheme, e cila ka hedhur poshtë akuzat ndaj djalit të saj, duke thënë se akuzat janë të montuara, pas një konflikti që kishte pasur i biri me kryeplakun e fshatit. (A2 Televizion)