
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Klevis Qose është liruar nga detyra. Në vend të Qoses drejtor i ri i Burgjeve është emëruar Adriatik Kupi.
Ai ka qenë më parë edhe drejtor i Linjave të Tensionit të Lartë në OSSH.
Tashmë Kupi merr postin e ri duke zëvendësuar Klevis Qosen, cili u emërua drejtor i Burgjeve më 14 shkurt 2024.
Kujtojmë që më 13 janar të këtij viti u arratis nga burgu i Durrësit Altin Ndoci, një ngjarje e cila vuri në diskutim sigurinë e Burgjeve në vendin tonë. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )