Policia e Tiranës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës arrestoi 4 persona dhe procedoi 7 të tjerë pasi magazinonin dhe tregtonin paketa cigaresh të kontrabanduara.
Si rezultat i operacionit “Cigarette” u ekzekutua masa e sigurisë "Arrest në burg", për shtetasit:
- F. Z., 68 vjeç, P. J., 43 vjeç, A. Sh., 29 vjeç, dhe E. F., 26 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.
Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: D. Y., 51 vjeç, A. H., 51 vjeç, I. D., 37 vjeç, S. O., 50 vjeç, G. B., 59 vjeç, L. H., 55 vjeç dhe A. T., të gjithë banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas kanë kontrabanduar, magazinuar dhe tregtuar cigare, në subjektet e tyre tregtare, si dhe kanë fshehur të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)