Aksident me një të plagosur është regjistruar në afërsi të Teatrit të Korçës, mbrëmjen e sotme.
A2 mëson se një person ka mbetur i plagosur pasi është goditur nga një mjet teksa lëvizte me një skuter.
Sipas policisë, drejtuesi i mjetit në momentin e aksidentit ka qenë duke parkuar kur i riu që lëvizte me skuter papritur ka lëvizur shumë pranë mjetit, duke u përplasur me të.
Nga përplasja, i riu ka pësuar fraktura dhe ndodhet në spitalin e Korçës ku po trajtohet me ndihmë mjekësore.
Nga ana tjetër drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarje. (A2 Televizion)