Me makinën e mbushur me kanabis, në drejtim të Kosovës, kapet 38-vjeçari

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2023, 13:37 | Kronikë

Me makinën e mbushur me kanabis, në drejtim të Kosovës,

Një 38 vjeçar nga Kosova dhe pasagjeri që udhëtonte me të janë vënë në pranga nga policia shqiptare nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Në pikën kufitare në Qafë Prush në Kukës është ndaluar mjeti tip Peugeot, brenda të cilit u gjetën në cilësinë e provës materiale 32 kg kanabis sativa.

Lënda narkotike u gjet e fshehur poshtë drejtuesit të mjetit, i cili u arrestua në kushtet e flagrancës së bashku me një pasagjer.

Po ashtu, janë identifikuar tre shtetas të tjerë, të përfshirë në këtë rast dhe autoritete po kryejnë kontrolle për kapjen e tyre (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos