Dhunë e grushte mes vëllezërve në Fushë-Arrëz, arrestohen të dy

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2023, 09:49 | Kronikë
Dhunë e grushte mes vëllezërve në Fushë-Arrëz,
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fushë-Arrëz, ku dy vëllezër kanë përfunduar pas hekurave, pasi kanë dhunuar njëri-tjetrin.

Ende nuk dihen arsyet e konfliktit mes tyre, ndërsa policia ka nisur hetimet përkatëse për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarjeje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fushë Arrëz arrestuan shtetasit A. D., 30 vjeç dhe E.D., 32 vjeç, vëllezër, të dy banues në Fushë Arrëz, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit.”, thuhet në njoftimin e policisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos