Momenti kur arrestohen 2 kushërinjtë në Tiranë, u kapën me 2.2 kg kokainë

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2025, 09:29 | Kronikë

Momenti kur arrestohen 2 kushërinjtë në Tiranë, u kapën

Policia e kryeqytetit ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Hallka e parë”, duke arrestuar në flagrancë dy kushërinj, Saimir Nela dhe Armand Nela, të dyshuar si furnizues të grupeve dhe shpërndarësve të kokainës në zona të ndryshme të Tiranës.

Operacioni nisi pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, sipas të cilave dy shtetas po transportonin sasi të konsiderueshme lënde narkotike me qëllim shitjen. Shërbimet e Komisariatit Nr. 4 lokalizuan automjetin e dyshuar dhe e ndoqën deri në zonën e njohur si “Treshi”, ku mjeti u ndalua për kontroll, shkruan A2 CNN.

Gjatë kontrollit të imtësishëm, në automjet u gjetën dy pako me 2 kg e 235 gramë kokainë, si dhe një armë loje të llojit pistoletë. Menjëherë u arrestuan drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, përkatësisht A. N., 34 vjeç, dhe S. N., 31 vjeç.

Hetimet e para tregojnë se të arrestuarit furnizonin me kokainë persona dhe grupe të ndryshme, të cilët më pas e ndanin lëndën në doza dhe e shisnin kryesisht në zonat “Alliasi” dhe “Oxhaku”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos