Moti i keq me reshje të dendura shiu dhe erë të fortë, ka bërë që një aksident të shënohet në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Elbasan-Papër.
Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në afërsi të fshatit Vidhas.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, por fotot e siguruara nga A2CNN tregojnë një prej mjeteve që ka pësuar dëme të shumta materiale dhe njëherësh trafik të rënduar. (A2 Televizion)