Aksidenti pranë Kryeministrisë, Kodi Rrugor nuk pezullon lejet, por lejon konvertimin në gjoba

Nga Julian Kasapi
7 Nëntor 2023, 15:10 | Kronikë

Aksidenti i ndodhur në fundjavë në qendër të Tiranës nuk është i pari që rrezikon jetën e qytetarëve. Dy vite më parë, e njëjta ngjarje për pak sa nuk i mori jetën dy këmbësorëve me të cilët ishte vetëm fati në vizat e bardha.

Në aksidentin e parë, drejtuesi i mjetit shpëtoi me gjobë ndërsa në të dytin edhe pse fatmirësisht jeta e dy të rinjve është jashtë rrezikut, ligji nuk parashikon asgjë veç gjobës.

Për ekspertin Mamir Hodo, vdekshmëria nga aksidentet rrugore ka njohur rritje dhe për këtë ka disa faktorë.

I riu që shkaktoi aksidentin ka lindur në Larisa të Greqisë, me origjinë nga Korça dhe banues në Tiranë. Jorgaq Thëngjilli u arrestua pak orë pas aksidentit për veprën penale “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor.”

Kjo nuk ishte hera e parë që ai ndëshkohej nga Policia Rrugore. Në emrin e tij figurojnë 20 gjoba, të cilat ai i ka paguar rregullisht, por që nuk e ndaluan të kryente një tjetër ngjarje rrugore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos