Shpërndante drogë në shkolla, pranga 44-vjeçarit në Vlorë

Nga A2 CNN
7 Nëntor 2023, 11:28 | Kronikë

Shpërndante drogë në shkolla, pranga 44-vjeçarit në

Operacioni policor i koduar “Tempulli”, është zhvendosur sot në Vlorë, ku ka vënë në pranga një 44-vjeçar, i cili shpërndante doza kanabisi, në afërsi të shkollave, në qytet. Policia ka sekuestruar rreth 500 doza lëndë narkotike cannabis sativa, të gatshme për shitje.

Njoftimi i Policisë Vlorë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Nakotikëve të DVP Vlorë, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas shiste lëndë narkotike në afërsi të shkollave në qytet, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.   

Si rezultat, u kap në afërsi të një shkolle në qendër të qytetit dhe u arrestua shtetasi L. L., 44 vjeç, banues në Vlorë.  

Gjatë kontrollit ndaj 44-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në rreth 500 doza, gati për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.   

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndë narkotike kanabis, e ndante në doza, të cilat i shiste më pas në qytet, kryesisht në afërsi të shkollave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.  

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi