“Na jep 4000 euro ose...”, arrestohet 55-vjeçari që kanosi pronarin e një mobilerie

Nga A2 CNN
21 Maj 2024, 10:41 | Kronikë

“Na jep 4000 euro ose...”, arrestohet 55-vjeçari që

Katër mijë euro ka qenë shuma që një 55-vjeçar ka tentuar të përfitojë përmes kanosjes së pronarit të një mobilerie. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Elbasanit dhe policia ka vepruar në kohë, duke arrestuar në flagrancë kanosësin, teksa merrte shumën e parave.

Gjithashtu, uniformat blu po punojnë për kapjen e një 23-vjeçari që dyshohet se ka bashkëpunuar me të arrestuarin, për të kanosur pronarin e mobilierisë.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm, pas denoncimit të një 50-vjeçari, se kanosej nga 2 shtetas, për t’iu dhënë 4000 euro, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Elbasan kryen një hetim proaktiv, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Mobilieri ”. Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë, teksa merrte shumën e eurove, në mobilierinë e 50-vjeçarit, shtetasi P. B., 55 vjeç. Gjithashtu, si bashkëpunëtor për rastin, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi A. K., 23 vjeç. Punohet për kapjen e tij.

Policia ka sekuestruar shumë e parave, 2 celularë, si dhe 2 automjete dhe 1 motomjet në përdorim nga 2 shtetasit e implikuar në këtë rast. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos