Sulmohet me armë zjarri patrulla e Policisë në Tiranë

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2025, 20:19 | Kronikë

Një 34-vjeçar, në zonën e Rinasit ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të patrullës së policisë së kryeqytetit.

Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se Policia kishte informacion se ai lëvizte i armatosur dhe ishte vënë në ndjekje të tij.

Po ashtu mësohet se nga sulmi me armë zjarri nuk ka të lënduar, ndërkohë që i riu, shtetasi Klajdi Buza, është arrestuar.

Ky person raportohet të ketë qenë i dënuar edhe 2 vite më parë për armëmbajtje pa leje, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, shkruan A2 CNN.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë-Qëlloi drejt Punonjësve të Policisë, gjatë një aksioni policor për kapjen e tij, vihet në pranga 34-vjeçari.

34-vjeçari me precendent kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohen arma e zjarrit dhe municion luftarak.

Shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Tiranë pasi kanë marrë informacion për një shtetas i cili mbante armë zjarri në subjektin e tij kanë organizuar punën me qëllim kapjen dhe vënien përpara përgjegjesisë ligjore.

Gjatë ndalimit të shërbimeve të Policisë në subjektin e tij privat në Rinas, shtetasi i identifikuar me inicialet K. B, ka qëlluar në drejtim të Policisë nga brenda subjektit të tij.
Nga të shtënat nuk ka patur të lënduar.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur neutralizimin e tij dhe shoqërimin për në ambientet e DVP Tiranë.

Në përfundim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë bërë arrestimin e shtetasit K. B., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos