Sherr në një shkollë në Mat, plagoset me thikë 17-vjeçari

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2025, 12:28 | Kronikë

Sherr në një shkollë në Mat, plagoset me thikë

Sherri midis të rinjve në Mat ka përfunduar me plagosjen e një adoleshenti me thikë. Policia bën me dije se ka vënë në pranga një 18-vjeçar, i cili dyshohet se plagosi me mjet prerës një 17-vjeçar.

“Sot, rreth orës 10.30, në ambientin sportiv të shkollës së mesme në fshatin Baz, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi D.L., 18 vjeç, ka goditur me mjet prerës një 17-vjeçar,  i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Falë veprimeve të shpejta dhe reagimit të menjëhershëm, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin D.L.”, informon policia.

Gjatë veprimeve të para hetimore lidhur me këtë ngjarje, rezulton se dy adoleshentët e përfshirë në këtë sherr nuk kanë pasur konflikte të mëparshme. Gjithashtu, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale mjeti prerës që dyshohet se është përdorur gjatë  konfliktit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos