“Më është përndjekur gruaja në mënyrë perverse”- Zbardhet debati i Veliajt me prokurorin në GJKKO: S’je në Facebook këtu!

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2025, 21:44 | Kronikë

“Më është përndjekur gruaja në mënyrë

A2 CNN ka bërë të mundur zbardhjen e debateve në seancën gjyqësore ndaj Erion Veliajt dhe bashkëpunëtorëve të tij në Gjykatën e Posaçme.

Mësohet se Veliaj ka pasur një debat të fortë me prokurorin e çështjes, Olsi Dado, të cilin e ka akuzuar indirekt për përndjekjen e gruas së tij.

Nga ana tjetër Dado i ka kërkuar të ruajë etikën, duke i thënë që të mos flasë gjëra të tilla, pasi ndodhet në sallë gjyqi dhe jo në Facebook.

Kujtojmë se Veliaj i ka kërkuar më herët prokurorit Dado që të tërhiqet nga çështja, pasi sipas tij, ai ka konflikt interesi.

Veliaj pretendoi se Dado i ka kërkuar Veliajt një leje ndërtimi dhe ka mbetur i pakënaqur, por e vërteta është që prokurori nuk figuron të ketë firmë ndërtimi, por në një pronë të tij, është ndërtuar një objekt nga investitorë të tjerë.

Pjesë nga debati:

Veliaj: Nuk e kam të qartë pse jam i arrestuar. Unë jam kryetar bashkie që jam votuar nga populli i Tiranës dhe kam bërë detyrën time. Nëse i kam hyrë në hap dikujt, ajo ka qenë familja ime. Kam punuar jo vetëm gjatë javës, por edhe gjatë fundjavës dhe ditës së festave. Njerëzit që punojnë bëhen objekt sulmi dhe gjenden në situatën që unë jam sot. Për një vilë të përmendur në Qerret në dosje, Veliaj pretendon se nuk është e tij. Por s’ka asgjë të pazakontë që lodra të djalit tim të gjenden të shtëpinë e gjyshërve të tij.

Bashkëshortja ime është kryezonjë dhe është përndjekur në mënyrë perverse nga SPAK dhe prokurorë të Prokurorisë së Posaçme.

Dado: Tregohu i kujdesshëm me etikën. Të gjitha veshjet kishin kod unik dhe ishin veshje personale buzëkuq dhe bizhuteri.

Veliaj: Nuk e di pse ju dogji kjo gjë, sepse unë mund ta kem edhe me politikën ose median këtë gjë.

Dado: Sepse e ke shkruar në Facebook. Këtu nuk je në Facebook, por në Gjykatë, kështu që përmbaju provave e fakteve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos