Gjyqi për Gërdecin, Mediu flet pas seancës: Është kthyer në një proces agjitacion propagande

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2025, 18:19 | Kronikë

Gjyqi për Gërdecin, Mediu flet pas seancës: Është

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka folur pas seancës që është mbajtur në GJKKO këtë të mërkurë.

Për mediat, Mediu pohoi se gjyqi është kthyer në një proces agjitacion propagande dhe nuk po respektohen të drejtat e njeriut.

“Unë mendoj që Gjykatat Popullore të partisë së Punës do e kishin zili seancën e sotme. Kjo është qesharake. Këta pretendojnë se ministri ka rritur kalibrat e municioneve. Dhe kur prokurori pyetet nga unë ai thotë nuk e di se jam jurist dhe unë kam qenë ministër civil. Mjerë republika e prokurorëve, duhet një shtet i së drejtës. Vendosja e Prokurorisë mbi gjyqësorin është fatal dhe do të ketë pasoja në shoqërinë shqiptare”, tha Mediu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos