Vijon seanca ndaj Erion Veliajt, kryebashkiaku pretendon konflikt interesi me prokurorin Ols Dado

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2025, 16:35 | Kronikë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet prej mëngjesit të ditës së mërkurë në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Gjykata shtyu seancën për t’i dhënë kohë mbrojtjes që të njihte dosjen, ndërsa shqyrton masat e sigurisë të dhëna ndaj Veliajt, bashkëshortes së tij dhe 6 biznesmenëve të tjerë.

Gazetari i A2 CNN, Armand Bajrami, raporton se gjatë seancës, në fjalën e tij, kryebashkiaku Erion Veliaj ka pretenduar konflikt interesi ndaj prokurorit të çështjes, Ols Dado.

Veliaj u arrestua të hënën me urdhër të SPAK, pasi akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë. Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, u la në masën e sigurisë arrest në shtëpi. Në pranga përfundoi edhe biznesmeni Elman Abule, ndërsa për 5 biznesmenë të tjerë është miratuar masa e sigurisë detyrim paraqitje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos