Mashtronte njerëzit për punësime jashtë Shqipërisë, arrestohet 31-vjeçarja

Nga Xhensila Kodra
12 Shkurt 2025, 11:51 | Kronikë

Mashtronte njerëzit për punësime jashtë

Policia e Tiranës ka arrestuar 31-vjeçaren Xherina Nasufi, e akuzuar për mashtrim. E reja mësohet se është administratore e kompanisë “Alxher Service”, e ndodhur në rrugën e Kavajës, në kryeqytet.

Sipas burimeve për A2 CNN, 31-vjeçarja akuzohet se ka mashtruar 3 persona të ndryshëm të cilët kanë kallëzuar mashtrimin në polici.

Në periudha të ndryshme, Nasufi u ka marrë atyre para me arsyetimin se do u lidhte kontrata pune në vendet e BE-së, e kryesisht në Angli. Por pasi u merrte paratë deri ne 500 euro nuk i takonte më klientët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos