Drejtoresha e spitalit të Dibrës rreh shefin e financave, përfundon në polici

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2025, 22:29 | Kronikë

Drejtoresha e spitalit të Dibrës rreh shefin e financave,

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar të martën në Dibër, ku drejtoresha e spitalit të këtij qyteti ka përfunduar në spital pasi ka dhunuar një nëpunësin e saj.

Shtetasi Sh.U. i cili shërbente në këtë institucion si shef i financave pretendon se pas një konflikti verbal, është goditur me një send të fortë në fytyrë nga shtetasja I.Sh., 44 vjeçe me detyrë Drejtoreshë e Spitalit Rajonal.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen I.Sh., e dyshuar se ka kryer veprën penale "Plagosja e lehtë me dashje".

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos